AKTUALE

ARITI GRUPI RADHËS I HAXHINJËVE TË BASHKËSISË FETARE ISLAME NË RMV NGA MUFTINIA E TETOVËS MIRË SE NA ERDHËT, HAXHINJ TË NDERUAR!

Më 23 qershor 2025, Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Muftiu i Tetovës, Dr. Selver ef. Xhemaili dhe bashkëpunëtorët e tyre, priti me përzemërsi grupin e radhës të haxhinjve të BFI-së nga Muftinia e Tetovës, të cilët u kthyen në vendlindje pas përmbushjes së obligimit të shenjtë të Haxhit.

Me fjalë të ngrohta mirëseardhjeje, Reisul Ulema u uroi haxhinjve kthim të mbarë dhe lutëm që Haxhi i tyre të jetë i pranuar te Allahu i Madhërishëm. Ai gjithashtu shprehu falënderime për sjelljen e tyre të denjë dhe përfaqësimin dinjitoz të vendit dhe të Bashkësisë Fetare Islame në tokat e shenjta.

Reisul Ulema dhe Muftiu i Tetovës falënderuan gjithashtu stafin e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit për mikpritjen e ngrohtë dhe bashkëpunimin profesional.

Banner

Related posts

Kryeministri Kurti flet per zgjedhjet ne veri

admin

Artisti Valmir Aziri nga Tetova hap galerinë e tij private “Art House Valmiri”

Gjyla Halili

Ahmeti: Sonte nënshkruam Aktin e Çairit, duke vulosur bashkimin më të madh kombëtar që nga viti 2001

Gjyla Halili