AKTUALE

Faton Ahmeti: Bashkimin e shqiptarëve kundër vazalëve nuk ka forc që mund ta ndal

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti ka theksuar se BDI dhe Fronti Europian janë në ngjitje të sigurt dhe të pandalshme.

“BDI dhe Fronti Europian janë në ngjitje të sigurt dhe të pandalshme, sepse mishërojnë dinjitetin kombëtar, forcën e unitetit dhe vullnetin e pathyeshëm të shqiptarëve për të thënë me zë të lartë:
“Kombi nuk shitet për karrige, as nderi për pushtet!”- ka shkruar Ahmeti.

Ja postimi plotë:

Bashkimi i shqiptarëve në një front të vetëm kundër vasalëve dhe padronëve të tyre është tashmë realitet – dhe s’ka forcë që mund ta ndalë.

BDI dhe Fronti Europian janë në ngjitje të sigurt dhe të pandalshme, sepse mishërojnë dinjitetin kombëtar, forcën e unitetit dhe vullnetin e pathyeshëm të shqiptarëve për të thënë me zë të lartë:
“Kombi nuk shitet për karrige, as nderi për pushtet!”

Siç thoshin rilindasit:
“Mjerë ai që shet kombin për ca të holla dhe pushtet, sepse mallkimi i tokës së vet do ta ndjekë përjetë!”

#AA
#bashkë

Banner

Related posts

OSMANI: Dua që si president të realizoj ëndrrën europiane të qytetarëve tanë

Gjyla Halili

Rama-Berisha prodhojnë lista që do jenë lendë e parë për SPAK!

Gjyla Halili

Në Ohër sot do të votojnë 239, ndërsa në Debërcë 34 persona të moshuar dhe të pafuqishëm

Gjyla Halili