AKTUALE

Arbër Ademi: VLEN-i nuk i mbron të drejtat e shqiptarëve, reagon vetëm pasi kapet nga opinioni publik

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, ka kritikuar qeverisjen dhe koalicionin VLEN, duke akuzuar institucionet se po cenojnë të drejtat e shqiptarëve të garantuara me ligj.

Sipas Ademit, kanë kaluar më shumë se dy vite qeverisje, ndërsa, siç shprehet ai, të drejtat e shqiptarëve po „çmontohen“ hap pas hapi.
„E VLEN-i? Vrapon t’i rregullojë vetëm pasi kapet në flagrancë nga opinioni publik“, ka deklaruar Ademi.

Ai ka kritikuar edhe mënyrën e vendosjes së gjuhës shqipe në tabelat institucionale, duke theksuar se edhe kur institucionet detyrohen të korrigjojnë tabelat pas presionit publik, kjo, sipas tij, bëhet me gabime gjuhësore dhe pa respektuar drejtshkrimin.

„VLEN-i sot nuk i mbron të drejtat e shqiptarëve; lutet te padronët për t’i zëvendësuar tabelat joligjore, madje edhe me gabime të mëdha gjuhësore“, është shprehur Ademi.

Ja postimi plotë:

Kanë kaluar më shumë se dy vite qeverisje, ndërsa institucionet, hap pas hapi, po çmontojnë të drejtat e shqiptarëve të garantuara me ligj. E VLEN-i? Vrapon t’i rregullojë vetëm pasi kapet në flagrancë nga opinioni.

Por poshtërimi nuk ndalet këtu. Edhe kur detyrohen ta vendosin gjuhën shqipe pas presionit publik, e vendosin me gabime, pa respektuar as drejtshkrimin elementar.

VLEN-i sot nuk i mbron të drejtat e shqiptarëve , lutet te padronj për të zevendësuar tabelat joligjore po me gabime të mëdha gjuhësore!

E populli e thotë: Kush e ha turpin për bukë, s’ngopet kurrë!

Banner

Related posts

VMRO: LSDM po qëndron para derës në Reçicë për të kërkuar vota

Gjyla Halili

Mbledhja komemorative për Shpat Kasapin do të mbahen në Komunën e Çairit, jo në Teatrin Shqiptar siç ishte paralajmëruar

Gjyla Halili

Kryeministri Xhaferi dhe Ramiz Lladrovci priten në Odën e Jasharpajve dhe bëjnë homazhe në Prekaz

Gjyla Halili