AKTUALE

ARBËR ADEMI: PSE ËSHTË KAQ E RËNDËSISHME SEANCA E NESËRME NË GJYKATËN KUSHTETUESE?

Ligji për përdorimin e gjuhëve është i qartë: aktet që publikohen në Gazetën Zyrtare publikohen në dy gjuhë. Po ashtu, edhe Ligji për publikimin e ligjeve dhe rregullave dhe akteve të tjera në Gazetën Zyrtare përcakton të njëjtin detyrim.

Edhe Amendamenti V i Kushtetutës është i qartë.

Për më tepër, në një sërë vendimesh, Gjykata Kushtetuese ka theksuar rëndësinë e kushtetutshmërisë formale, madje duke shfuqizuar akte pikërisht për shkelje të tilla.

Tani, nesër, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë çështjen e një rregulloreje të publikuar në Gazetën Zyrtare vetëm në gjuhën maqedonase.

Nëse Gjykata vendos të mos iniciojë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së këtij akti, atëherë goditja ndaj gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare do të jetë e madhe.

Sepse, pas një vendimi të tillë, krijohet bazë që aktet në Gazetën Zyrtare të publikohen vetëm në maqedonisht dhe, megjithatë, të mbeten në fuqi, pavarësisht se ligji thotë në dy gjuhë.

Një vendim i tillë do të ishte skandaloz, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin dhe, po të ndiqet kjo logjikë, do të ishte vërtet një rast për librin e rekordeve Guinness.

Prandaj po apelojmë sot, që nesër të mos jetë vonë.

Nesër, sytë të gjithë te Gjykata Kushtetuese.

Banner

Related posts

Policia e Kosovës del me një sqarim publik: Kujdes me disa e-mail që po lëshohen në emër të PK-së

admin

HATME NË FSHATIN KAMJAN

Gjyla Halili

Nis ndeshja Kosova – Turqia

Gjyla Halili