AKTUALEKOSOVË

Lladrovci përkujton heroin Shaban Polluzha, personifikimin e qëndresës kombëtare të asaj kohe



Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përkujtuar heroin Shaban Polluzha me rastin e përvjetorit të rënies, të cilin e ka quajtur personifikim të qëndresës kombëtare të asaj kohe.

Shaban Polluzha personifikoi tërë qëndresën tonë kombëtare përball praktikës shfarosëse të Serbisë, të ushtruar së paku për 30 vjet, duke u bërë shtyllë e rezistencës dhe krenarisë kombëtare, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Në përvjetorin e rënies heroike, kujtojmë me nderim, heroin Shaban Polluzha me bashkëluftëtarë, të cilët në atë kohë, më mirë se të gjithë e kuptuan e vepruan për kauzën e popullit tonë, kundër okupatorit të ri me yll.

Shaban Polluzha personifikoi tërë qëndresën tonë kombëtare përball praktikës shfarosëse të Serbisë, të ushtruar së paku për 30 vjet, duke u bërë shtyllë e rezistencës dhe krenarisë kombëtare.

Drenica, pas kohës së Azem Galicës, për herë të dytë u sulmua nga të gjitha anët dhe me rezistencën e parë antikomuniste në Evropë u ballafaqua me masakra të papara të cilat mbetën kujtesë që do ta mbajë të gjallë rezistencën ndër breza, deri te Komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari.

Lavdi jetës dhe veprës së heroit Shaban Polluzha!

https://www.facebook.com/share/p/XkqTKyTmVpu2ZkAu/?mibextid=WC7FNe

Banner

Related posts

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Gjyla Halili

Mickoski: Qytetarët të jenë të qetë, të mërkurën nuk do të ndodh asgjë

Gjyla Halili

Deçiqi në finalen e Kupës së Malit të Zi

Gjyla Halili