AKTUALE

Arbër Ademi: Kontributi i Ali Ahmetit është thesar kombëtar, dekorimi nga UET nderon gjithë shqiptarët”

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka shkruar një postim pas dekorimit të kryetarit të BDI-së, z. Ali Ahmeti, me titullin akademik “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës.

Ademi e ka cilësuar këtë vlerësim si një akt madhështor që nderon jo vetëm Ali Ahmetin, por mbarë kombin shqiptar.

“Kontributi i udhëheqësit të popullit shqiptar, z. Ali Ahmeti, përbën thesar kombëtar që vlerësohet nga çdokush që ka një qelizë shqiptari. Ky dekorim është mirënjohje e merituar për veprimtarinë e tij politike dhe kombëtare, për sakrificat dhe përkushtimin e tij në mbrojtjen e lirisë, barazisë dhe demokracisë”, – ka shkruar Arbër Ademi.

Titulli i dhënë nga UET është një dëshmi e rrugëtimit të gjatë dhe të suksesshëm të Ali Ahmetit, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë më të re të shqiptarëve, – theksoi Ademi.

Banner

Related posts

Moti me diell, temperatura deri në 33 gradë

Gjyla Halili

Nazmi Jakurti uron Dr. Elmi Berishën për rizgjedhjen në krye të Federatës Panshqiptare “VATRA”

Gjyla Halili

“Poligraf”: Kush i transmetoi në mënyrë jokritike akuzat e pabaza të Medvedevit për “rusofobi”?

Gjyla Halili