AKTUALE

Ambasadori Denion Meidani: Samiti i Diasporës, urë lidhëse për shqiptarët kudo në botë

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, mori pjesë në nisjen e Samitit të Diasporës, duke e cilësuar këtë ngjarje si një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.

Në postimin e tij në fb, Ambasadori theksoi rolin kyç që luan diaspora shqiptare në ruajtjen e identitetit kombëtar, si dhe në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të vendit.

Ai nënvizoi se samiti shërben si një platformë e rëndësishme për ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe për konkretizimin e potencialit të diasporës në projekte zhvillimore.

Ambasadori Meidani gjithashtu vlerësoi angazhimin e institucioneve dhe komuniteteve shqiptare në Maqedonia e Veriut, duke theksuar se bashkëpunimi rajonal mbetet thelbësor për përparimin e përbashkët.

Në përfundim, ai uroi suksese për punimet e samitit dhe shprehu besimin se kjo nismë do të sjellë rezultate konkrete në forcimin e lidhjeve me diasporën dhe zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

Ja postimi plotë:

Nisja e Samitit të Diasporës shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjes sonë përtej kufijve. 🇦🇱

Diaspora shqiptare mbetet një nga asetet më të fuqishme të kombit tonë; një forcë që lidh kultura, ekonomi dhe ide, duke e mbajtur gjallë identitetin tonë kudo në botë. 🌍

Ky samit është një platformë për të ndërtuar ura, për të forcuar bashkëpunimin dhe për ta kthyer potencialin e diasporës në zhvillim konkret për vendin tonë.

Punë të mbarë! 🦅

Banner

Related posts

Zejd Rexhepi: Pavarësia jetësohet vetëm me dinjitet dhe barazi të vërtetë

Gjyla Halili

Nikollë Camaj në COSAC në Budapest: Mali i Zi, për pro-natal e pro-family program për të ruajtur kohezion në kohën kur migrimet krijojnë disbalans në demografinë e një vendi europian

Gjyla Halili

Frutex lanson në treg ART Ketchup

Gjyla Halili