AKTUALE

Mot me diell, temperaturat deri në 30 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta të cilat më të fokusuara do të jenë rreth relievit malor.

Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të theksuara. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius..

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Pas datës 8 korrik sipas parashikimeve numerike shihet një stabilizim i përkohshëm i kushteve meteorologjike. 

Banner

Related posts

Trafiku zhvillohet në kushte dimërore, ndalim qarkullimi për kamionë në disa akse rrugore

Gjyla Halili

Të paktën 50 të vdekur nga zjarri në diskotekë në Koçani

Gjyla Halili

Administrata e Biden sfidon Trumpin, zbulohet urdhri i sekretarit të Mbrojtjes për Ushtrinë

Gjyla Halili

Leave a Comment