AKTUALE

Ali Ahmeti viziton Drenicën, takon Lladrovcin në Drenas dhe Lushtakun në Skenderaj

Veprimtari dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një vizitë të papritur në Drenicë. Ai fillimisht është ndalur në Drenas, ku është pritur nga kryetari Ramiz Lladrovci, të cilin e ka uruar për fitoren në zgjedhjet lokale të 28 dhjetorit.

Vetëm pak kohë më pas, Ahmeti ka udhëtuar drejt Skenderajt, ku është takuar me Sami Lushtakun dhe Fadil Nuren.

Ende nuk dihet nëse vizita e tij ka karakter pajtues mes Lladrovcit dhe Lushtakut, apo ka qenë thjesht një takim urimi pas zgjedhjeve.

Kujtojmë se tensionet mes dy figurave të PDK-së janë rritur gjatë procesit të fundit zgjedhor, ndërsa së fundi Lushtaku deklaroi publikisht se është “gjithmonë kundër rikthimit të Lladrovcit në PDK”.

Gjithsesi, prania e Ahmetit sot në të dy komunat e Drenicës ka ngjallur interes dhe spekulime për qëllimin e vërtetë të vizitës së tij.

Banner

Related posts

Xhaferi nuk pranon të votohet me dokumente të vjetra: Kanë mbetur edhe 50 ditë, qytetarët kanë kohë të fotografohen

Gjyla Halili

LSDM: Shefi i sigurimit të Mickoskit rrah policët

Gjyla Halili

Tribunë edukative me rastin e muajit kushtuar luftës kundër kancerit në qafën e mitrës

Gjyla Halili