AKTUALE

OVL UÇK: Caktimi i seancës në Hagë më 28 Nëntor, fyerje ndaj historisë kombëtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka shprehur indinjatën dhe zhgënjimin e thellë për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për të mbajtur një konferencë përgatitore ndaj ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pikërisht më 28 Nëntor, ditën më të shenjtë të historisë kombëtare shqiptare.

Në reagimin e saj, OVL UÇK thekson se 28 Nëntori simbolizon ngjarje kyçe të historisë shqiptare: ngritjen e flamurit nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit Adem Jashari dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Organizata e konsideron këtë datë jo vetëm si simbol, por si identitet kombëtar, të ndërtuar mbi gjak, sakrificë dhe krenari.

Për OVL UÇK, zgjedhja e kësaj date për seancën gjyqësore përbën fyerje ndaj ndjenjave kombëtare dhe shpërfillje të historisë së popullit të Kosovës. Organizata e kritikon Dhomat e Specializuara për mungesë ndjeshmërie dhe qasje të njëanshme ndaj historisë çlirimtare dhe figurave kyçe të luftës për liri.

OVL UÇK kërkon që institucionet ndërkombëtare të tregojnë respekt për datat historike dhe ndjenjat kombëtare të qytetarëve të Kosovës.

Banner

Related posts

Përfaqësuesi i diasporës shqiptare: Më mirë të fitojë BDI-ja, VLEN tallet me intelegjencën e shqiptarëve, VLEN-RREN!

Gjyla Halili

Lladrovci në shënimin e Pavarësisë në Zvicër: Së bashku për Kosovën!

Gjyla Halili

Deklarata e fortë e Menduh Thaçit : Kandidatura e Osmanit eleminoi shpresën e Putinit dhe Kurtit

Gjyla Halili