AKTUALE

Nik Gjeloshaj uron KF Deçiqin për fillimin e përgatitjeve për sezonin e ri

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ka uruar KF Deçiqin me rastin e fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri, duke vlerësuar potencialin dhe perspektivën e futbollistëve të rinj të klubit.

“Halil Kajoshaj, Romario Camaj, Mario Gjolaj dhe Alldin Axhoviq përfaqësojnë një kombinim të talentit, punës dhe perspektivës. Uroj KF Deçiqin për fillimin e përgatitjeve për sezonin e ri dhe i dëshiroj klubit shumë suksese në realizimin e objektivave të tij”, ka deklaruar Gjeloshaj.

Ai ka theksuar se sporti dhe të rinjtë meritojnë mbështetje të vazhdueshme, duke shprehur besimin se KF Deçiqi do të vazhdojë të jetë një shembull i suksesit dhe krenarisë për komunitetin.

Ja postimi i plotë:

Halil Kajoshaj, Romario Camaj, Mario Gjolaj dhe Alldin Axhoviq
Kombinim i talentit, punës dhe perspektivës.

Urime KF Deçiqit për fillimin e përgatitjeve për sezonin e ri.

🔴⚫🟠 ⚽🏆

NGJ

Banner

Related posts

Drejtori i Policisë i përgjigjet Borrellit: Asnjë arrestim nuk është arbitrar apo i jashtëligjshëm

admin

Mexhiti: Siljanovskën nuk mund ta mbështesim me deklarata si ajo e djeshme nga Kumanova

Gjyla Halili

BDI: Rënie prej 61% e investimeve të huaja në Maqedonia e Veriut, pasojë e qeverisjes së paaftë

Gjyla Halili