AKTUALE

Ali Ahmeti uron formimin e qeverisë së kancelarit Merz

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar formimin e kabinetit qevritar të kancelarit Merz duke shpresuar se Gjermania si një nga shtetet lidere e kontinentit, do të prijë në përpjekjet drejt stabilitetit dhe integrimit të mëtejmë të rajonit tonë në Bashkimin Europian.
Ja postimi i plotë:
Gjermania është ndër vendet kryesore dhe shtyllat e Bashkimit Europian dhe kontinentit të vjetër, andaj dhe zgjedhja e Qeverisë së Kancelarit Merz paraqet lajm të mirë për të gjithë ne në këto kohëra sfiduese për botën.Uroj kabinetin e ri gjerman me bindje të plotë që si lidere e kontinentit, Gjermania do te prijë në përpjekjet drejt stabilitetit dhe integrimit të mëtejmë të rajonit tonë në Bashkimin Europian.Jam fort mirënjohës për rolin e derisotëm gjerman në mbështetje të Marrëveshjes së Ohrit dhe të aspiratave europiane të vendit dhe ndaj bindjen që kursi i njëjtë do të vijojë edhe me kabinetin e kancelarit të ri gjerman z. Friedrich Merz.

Banner

Related posts

PROMOVIMI I PRODUKTEVE HALLALL ËSHTË IMPERATIV I KOHËS

Gjyla Halili

Tronditje në VLEN dhe LD, Muhamet Ahmeti: O veprojmë seriozisht, o e mbyllim me nder!”

Gjyla Halili

Hajrullahu për marrëveshjen në Ohër: U legjitimua vjedhja e trashëgimisë sonë nga Serbia, tani nënkuptohet se jemi ardhacakë

admin