AKTUALE

Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili në Bozofcë një atmosferë e këndshme Ramazani

Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili me bashkëpunëtorët e tij sonte për teravi vizituan Xhaminë e fshatit Bozofcë ku u pritën ngrohtësisht nga xhemati, dhe këshilli i xhamisë.

Ata paraprakisht morën pjesë në iftarin e përbashkët të organizuar nga banorët e Bozofcës të udhëhequr nga kryetari i këshillit të xhamisë Hesat Rushani.

Myftiu ligjëroi para Namazit të Teravisë ndërsa hoxhallarët: Jonus ef.Tairi, Visar ef. Selimi, Hfz. Daut ef. Nurishi, Musli ef. Memeti dhe Arben ef. Selimi e udhëhoqën Namazin e Teravisë.

Falënderime për mikëpritjen dhe respektin e treguar!
Zoti i shpërbleftë donatorët dhe organizatorët e iftarit.
Zoti na pranoftë të gjitha ibadetet!
🌹

Banner

Related posts

Në Ditën e Lidhjes së Prizrenit, Ali Ahmeti bashkëbisedon me të rinjtë në Zajas.

Gjyla Halili

Përurohet donacioni i kompanisë Ecolog për Spitalin Klinik të Tetovës

Gjyla Halili

Qeveria me vendim: Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti zgjidhet koordinator i organizimit të ngjarjeve për shënimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Gjyla Halili