AKTUALE

Ali Ahmeti: Skënderbeu, simbol i qëndresës dhe identitetit kombëtar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përkujtuar sot ditëlindjen e Heroit Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të rëndësishme të historisë shqiptare dhe simbol të qëndresës, dinjitetit dhe unitetit kombëtar.

Në mesazhin e tij përkujtimor, Ahmeti theksoi se Skënderbeu mbetet një frymëzim i përhershëm për shqiptarët kudo që jetojnë, duke përfaqësuar sakrificën për liri dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar.

Ai shtoi se trashëgimia historike e Skënderbeut duhet të shërbejë si udhërrëfyes për brezat e rinj, në ruajtjen e vlerave të bashkimit, dinjitetit dhe përgjegjësisë ndaj kombit.

Ahmeti e mbylli mesazhin e tij me nderim për figurën e Skënderbeut dhe për të gjithë ata që kanë kontribuar në ruajtjen e historisë dhe identitetit shqiptar ndër shekuj.

Ja postimi plotë:

Sot, në ditëlindjen e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, e kujtojmë me krenari burrin që u bë themel i qëndresës, i dinjitetit dhe i pathyeshmërisë shqiptare.

Skënderbeu nuk na la vetëm histori, ai na la amanet. Amanetin për ta ruajtur identitetin, për të mos u përkulur para padrejtësisë dhe për ta dashur kombin mbi gjithçka.

Shekuj kanë kaluar, por emri i tij vazhdon të jetojë në çdo zemër shqiptari si thirrje për bashkim, guxim dhe besim në forcën tonë.

Sot, më shumë se kurrë, kujtojmë se liria, dinjiteti dhe kombi kërkojnë përkushtim, sakrificë dhe vizion, ashtu siç na mësoi historia jonë.

Lavdi e përjetshme Skënderbeut!
Nderim çdo shqiptari që në çdo kohë i doli zot kombit! Gëzuar ditëlindjen e pavdekësisë shqiptare!

Banner

Related posts

Avokati i Popullit do të hetojë rastin me foshnjën me tuberkulozë që ndërroi jetë në Klinikën e Fëmijëve në Shkup

admin

Osmani godet në zemër Serbinë me vendimin e fundit

Gjyla Halili

Iliriani  Peti Camaj -voglushi që me këngën e vet  mallëngjen dhe freskon  shpirtin e mërgatës dhe kultivon dashurin për vendin dhe popullin e vet

Gjyla Halili