AKTUALE

Vlasov Sulaj sjell “EPOS” në ABF-Toronto 2026 — një rrëfim vizual mes dokumentarit dhe abstraktes

Artisti vizual dhe fotogazetari shqiptar Vlasov Sulaj vjen me një gjuhë të veçantë artistike që lëviz mes dokumentarit dhe abstraktes, duke ndërtuar një qasje intuitive ku imazhi shkon përtej realitetit të dukshëm.

Me përvojë profesionale në bashkëpunime me Associated Press dhe publikime në media ndërkombëtare si Daily Mail, Expresso dhe The Independent, puna e tij ka fituar vëmendje globale.

Sulaj ka prezantuar ekspozita personale në Kalabri dhe Michigan, si dhe ka marrë pjesë në ekspozita kolektive në vende të ndryshme të botës, duke u vlerësuar me çmime si Fokus Award dhe FIIPA Italy.

Në ABF-Toronto 2026, ai do të prezantohet me librin “EPOS”, një monografi vizuale që ndërthur simbolikën, trashëgiminë dhe eksperimentin fotografik. Vepra e tij nuk mbetet vetëm dokumentim, por shndërrohet në një narrativë poetike të shprehur përmes imazhit.

Banner

Related posts

Emir Sulejmani prezanton listën e kandidatëve për Këshillin komunal të Zhelinës nga koalicioni AKI

Gjyla Halili

Ahmeti: Nuk më vjen mirë që Kosova ka marrëdhënie aq të ftohta me SHBA-në e BE-në

Gjyla Halili

KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV – së, REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI MORI PJESË NË EVENTIN “TOP 100”

Gjyla Halili