AKTUALE

Ali Ahmeti në Livoq për ngushëllime në familjen e veprimtarit Mehmet Rashiti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, dje ka qëndruar në fshatin Livoq të Gjilanit, ku ka vizituar familjen e të ndjerit Mehmet Rashiti, për t’u shprehur ngushëllimet për humbjen e bashkëveprimtarit të tij.

Mehmet Rashiti ishte anëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe pjesë e Redaksisë së “Zërit të Kosovës”. Gjatë vizitës, Ahmeti u ka shprehur ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta djemve të Mehmetit, vëllait, familjarëve, të afërmve, miqve dhe bashkëveprimtarëve të tij.

Ahmeti e ka kujtuar Mehmet Rashitin si një veprimtar të devotshëm të lëvizjes kombëtare, i cili me përkushtim, guxim dhe besnikëri dha kontribut në shërbim të çështjes së Kosovës, lirisë dhe çlirimit të saj.

Sipas Ahmetit, jeta, vepra dhe kontributi atdhetar i Rashitit do të mbeten pjesë e çmuar e kujtesës kombëtare dhe do të kujtohen me nderim nga shokët, bashkëveprimtarët dhe brezat e ardhshëm.

“I përjetshëm qoftë kujtimi për Mehmet Rashitin! I qoftë i lehtë dheu i Kosovës së lirë, për lirinë e së cilës punoi dhe veproi me përkushtim”, ka shprehur Ahmeti në nderim të të ndjerit.

Banner

Related posts

Bojmacaliev: Departamentet policore të Haraçinë, Mateç dhe Shuto Orizare janë gati për zgjedhjet e 8 majit

Gjyla Halili

Grubi: Vetëm Fronti i fuqishëm i bën ballë VMRO-së

Gjyla Halili

Blerim Bexheti në konak tek Ismailhakija më Saraj: Falemderit për mbështetje

Gjyla Halili