AKTUALE

Ali Ahmeti: 6 Tetori 1968, një ditë e rëndësishme e qëndresës shqiptare

6 tetori i vitit 1968 mbetet një datë e rëndësishme në kujtesën historike shqiptare. Në Prizren, flamuri kuqezi u valëvit hapur, duke u bërë simbol i kërkesave për barazi, dinjitet, gjuhë, identitet dhe liri.

Demonstratat që pasuan në qytete të ndryshme të Kosovës dhe në viset shqiptare shënuan një tjetër kapitull të qëndresës kombëtare. Për flamurin kuqezi, shumë shqiptarë u përndoqën, u arrestuan dhe u dënuan me burgim. Në mesin e tyre ishte edhe patrioti Fazli Grajçevci.

Duke kujtuar këtë datë, Ali Ahmeti e ka vlerësuar flamurin kuqezi si një simbol që ka shoqëruar breza të tërë shqiptarësh në përpjekjet për ruajtjen e identitetit dhe të drejtave kombëtare.
Flamuri kuqezi, përtej simbolikës së tij, mbart kujtesën e sakrificave të brezave që e mbajtën gjallë identitetin shqiptar në periudha të vështira historike.

Nga demonstratat e vitit 1968 e deri te zhvillimet e mëvonshme, kjo kujtesë vazhdon të jetë pjesë e historisë politike dhe shoqërore të shqiptarëve në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare.

6 Tetori 1968 mbetet një datë që rikthen në vëmendje sakrificën, qëndresën dhe rëndësinë e flamurit kuqezi në historinë moderne shqiptare.

Ja postimi plotë:

6 Tetori 1968, një ditë që flamuri kuqezi u ngrit lart dhe qëndresa shqiptare mori një zë të ri.

Në Prizren, më 6 tetor 1968, flamuri kombëtar u valëvit hapur në një nga momentet më të fuqishme të zgjimit kombëtar shqiptar të asaj kohe.

Pas tij do të vinin demonstratat në shumë qytete të Kosovës dhe në viset e tjera shqiptare, duke e kthyer flamurin kuqezi në simbol të kërkesës për barazi, dinjitet, gjuhë, identitet dhe liri.

Për flamurin tonë u përndoqën, u burgosën dhe u dënuan me vite te shumta burg, ne mesin e tyre edhe patrioti i madh kombetar Fazli Grajçevci e shume te tjere njerëz të pafajshëm.

Breza të tërë e paguan shtrenjtë guximin për ta mbajtur Flamurin të lirë.

Por as arrestimet, as burgjet, as denimet me shekuj burg, as dhuna, as përndjekjet nuk mundën ta ndalin simbolin që për shqiptarët mbart simbolin e Kastriotit, kujtesën e sakrificës, krenarisë dhe qëndresës se pathyeshme kombetare.

Nën këtë flamur u frymëzuan breza të tërë shqiptarësh atdhetar e patriot.

Nën të u rritën edhe ata që më vonë do t’i dilnin përballë shtypjes, pushtimit dhe spastrimit etnik, deri te bijtë e bijat e themelues e ushtar te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që morën armët për lirinë e popullit të tyre.

Flamuri kuqezi nuk është vetëm një simbol që valëvitet në erë. Është historia jonë, sakrifica jonë dhe kujtesa jonë kolektive. Është flamuri nën të cilin breza të shqiptarëve e kanë ruajtur identitetin dhe kanë luftuar për lirinë.

Banner

Related posts

Uta Ibrahimi publikon momentin emocionues nga ngjitja në “malin vrasës”

admin

BFI e RMV-së me kuadro të reja

admin

Arkëtari i Myftinisë, Rexhep ef. Veseli, morri pjesë në tribunën shkencore në Hamburg kushtuar festave të Nëntorit

Gjyla Halili