AKTUALE

Gazetari Fitim Çeku lëndohet nga agjentët kimikë të gazit lotsjellës, thotë se ishte në shënjestër të sulmit

Gazetari i “Gazetës Journal” Fitim Çeku ka deklaruar se sonte është lënduar me gaz lotsjellës gjatë protestës në Prishtinë, ndërsa po kryente detyrën e tij.

Sipas tij, ishte qëllimisht në shënjestër dhe dikush e ka dhënë urdhrin. Çeku ka thënë se ka pësuar lëndime të rënda dhe se do të bëjë kallëzim penal.

Në një postim në Facebook, Çeku ka shkruar: “Sonte, qëllimisht isha në shënjestër të gazit lotsjellës, dikush e dha urdhrin. Jam gazetar dhe po kryeja detyrën time. Do të bëj kallëzim penal, pasi kam pësuar lëndime të rënda.”

Bashkë me deklaratën ai ka publikuar edhe një fotografi, ku shihet me mbetje të bardha pluhuri rreth syve dhe hundës, shenja tipike të kontaktit me agjentin lotsjellës CS.

Pluhuri i tillë shpërndahet nga predha shpërndarëse dhe shkakton djegie të syve, lotim, kollë dhe vështirësi frymëmarrjeje.

Në një koment të mëvonshëm, Çeku e ka drejtuar akuzën te ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Çeku, themelues dhe kryeredaktor i Journal Magazina / Gazeta Journal, ka theksuar se incidenti ka ndodhur gjatë ushtrimit të profesionit të gazetarit dhe se çështjen do ta ndjekë në rrugë penale.

Deri në këtë moment nuk ka një reagim zyrtar të Policisë së Kosovës apo të Ministrisë së Brendshme për rastin.

Banner

Related posts

Ferhat Dinosha nga Trieshi:Jam përkrah atij që ka dëshmuar se din të prijë dhe din të zhvilloj

admin

REAGIM: Premtimet e Kasamit mbetën në letër, qytetarët përfundojnë në spital

Gjyla Halili

Stojanovski: Ti, Grubi, do të jesh i pari që do të përfundosh në burg!

admin