AKTUALE

Aksion për dhurimin e gjakut të SPGM-së me rastin e Ditës botërore të lirisë së mediave

Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe nëpunësve mediatikë (SPGM) sot organizon aksion për dhurimin e gjakut në kuadër të shënimit të 3 majit – Ditës botërore të lirisë së mediave.

Aksioni human, siç informojnë nga SPGM, do të zhvillohet në mënyrë të koordinuar në disa lokacione në Shkup, Manastir, Strumicë dhe Shtip, në terminin prej 08:00 deri ora 14:00.

Me rastin e Ditës botërore të lirisë së mediave, sot në hapësirat e Qendrës ditore për dhurimin e gjakut të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit (Dare Xhambaz) deklarata për media do të japin kryetari i SPGM-së, Pavle Bellovski, drejtori i SHGM-së, Dragan Sekullovski dhe sekretarja e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, Suzana Tuneva Paunovska.

Aksioni mbahet me përkrahje të Shoqatës së gazetarëve të Maqeodnisë dhe të Kryqit të Kuq të Maqedonisë.

Banner

Related posts

Pendarovski: Ato thonë “kurrë Veriore”, por nga Maqedonia e Veriut për pesë vjet marrin paga

Gjyla Halili

Rina Ajdari: Ja çfarë çmimi ka Tetova me Bilall Kasamin, po ju themi se Tetova nuk shitet

Gjyla Halili

Sela liderëve të VLEN-it: Do të mbaheni mend si Rahman Morina

Gjyla Halili