AKTUALE

Pendarovski: Ato thonë “kurrë Veriore”, por nga Maqedonia e Veriut për pesë vjet marrin paga

Qytetarët nuk duhet t’u besojnë politikanëve, qëndrimet e të cilëve ndryshojnë në varësi të asaj se a e thonë në publik apo prapa kamerave televizive, deklaroi kandidati për president Stevo Pendarovski në ditën e dytë të paradës së fitores para qytetarëve të Probishtipit.

Për premtimet e rrejshme të opozitës, Pendarovski tha se opozitarët thonë “kurrë Veriore”, por nga Maqedonia e Veriut për pesë vite me radhë marrin paga të larta zyrtare si deputetë, si kryetarë komunash, si këshilltarë lokalë.

Ai falënderoi qytetarët e Probishtipit për të kaluarën dhe sërish kërkoi mbështetjen e tyre me 24 prill dhe 8 maj. Duke theksuar se në pesë vitet e fundit atë që ka premtuar dhe realizuar deri në fund, Pendarovski ka theksuar se ai ka qenë, është dhe do të jetë president i të gjithëve.

Banner

Related posts

Kuadro të ndershëm/ Kasami jep tenderë miliona për kompanitë me nga një punonjës: Një kompani turistike do të ndërtojë rrethrrotullime

Gjyla Halili

Lloga – Siljanovskës: zonjë e panderuar, nuk meritoni votë

Gjyla Halili

Enti Shtetëror i Statistikës: Komunat me shumicë shqiptare i prijnë listës së komunave me shtim pozitiv të popullsisë

Gjyla Halili