AKTUALE

BDI dënon cënimin e lirisë së mediave dhe kërcënimet ndaj gazetarëve

Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes një reagimi ka dënuar cënimin e lirisë së mediave dhe kërcënimet ndaj punonjësve të mediave e në këtë rast kërcënimin ndaj gazetarit Nevrij Ademi.

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër çdo cenim të lirisë së medias dhe kërcënimet serioze ndaj gazetarit Nevrij Ademi, që raportimet e deritanishme i lidhin me persona të afërt me pushtetin.

Çdo përpjekje për të ushtruar presion mbi gazetarët dhe mediat është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj vlerave demokratike dhe nuk ka vend në shoqërinë tonë.

BDI kërkon që organet kompetente të veprojnë menjëherë, të ndalin dhe ndëshkojnë autorët e këtyre veprimeve. Çdo neglizhencë institucionale e bën sistemin bashkëpërgjegjës.

Banner

Related posts

VMRO sfidon qeverinë: Dorëzojeni sa më shpejt iniciativën për ndryshimet kushtetuese!

admin

Biznesmeni shqiptar me disa kompani i përfshirë në disa skandale në Maqedoni

Gjyla Halili

Këto truke do të ndihmojnë që manikyri juaj të zgjasë më shumë gjatë verës

admin