AKTUALE

Ahmeti: Mbështes plotësisht arritjen e marrëveshjes finale për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përshëndetur dakordësinë e dyanshme të Kosovës dhe Serbisë për përmbajtjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve duke e cilësuar dialogun e drejtëpërdrejtë mes tyre me lehtësim të faktorit ndërkombëtar si mënyra e drejtë për tejkalimin e kontestit mes tyre, përcjell bild.mk .

“Dialogu i drejtpërdrejtë midis Prishtinës dhe Beogradit, i lehtësuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është mënyra e drejtë për tejkalim të çështjes së hapur midis dy vendeve që tangon fqinjësinë, gjithë rajonin dhe kontinentin. Mbështes plotësisht arritjen e një marrëveshje finale për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, me rezultat përfundimtar të njohjes së ndërsjellë. Përshëndes angazhimin e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog por edhe në zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe mirëpres vazhdimin e bisedimeve në fazat vijuese që pritet të mbahen në Shkup për çështjet që kanë mbetur të hapura.” – ka shkruar Ahmeti.

Banner

Related posts

Vazhdon edhe sot bllokimi i qarkullimit të transportuesve të mallrave në pikat kufitare të RMV-së

Gjyla Halili

Mbi 6 mijë të huaj morën leje pune në Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar

Gjyla Halili

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Gjyla Halili

Leave a Comment