AKTUALE

Abdush Demiri: KSHZ është e gatshme të realizojë zgjedhjet në afatin e paraparë

Nënkryetari i KSHZ-së, Abdush Demiri gjatë intervistës në Alsat-M ka thënë KSHZ është e përgatitur që të realizojë zgjedhjet në bazë të programit dhe afatit të paraparë.
Sipas tij, tentativa për ndryshime në Kodin zgjedhor ishte e dështuar.

“Një ditë pas dështimit të tentativës së këtillë, KSHZ mbajti seancë me të cilën atë ditë fillonte dhe procedura e parashikuar në nenin 63 i cili është në fuqi që të fillojë, që të legjitimohen propozuesit e kandidaturave të pavarura, pra është një procedurë që duhet respektuar në përputhje me nenin 63 të Kodit zgjedhor”, tha ai.

E di një gjë, shprehet ai se nuk do të ketë efekt retrospektiv që të kthehet procedura përsëri, pasi jemi në fazën e realizimit të veprimeve zgjedhore që ato të mbahen në datën e caktuar.

Ndërkohë, sa u takon rekomandimeve nga OSBE/ODIHR në drejtim të ingerencave që ka KSHZ, sipas tij KSHZ ka vepruar në këtë drejtim.

“Dy nga rekomandimet që vlerësojmë se janë të rëndësishme janë zgjedhja e sekretarit të përgjithshëm të KSHZ-së, pasi nuk ka pasur përpara një pozitë të tillë dhe në një nga seancat të cilat i patëm miratuam edhe procesverbalin nr. 16, ku thjeshtësuam formën që ta kenë më të lehtë këshillat zgjedhor për të mbushur procesverbalet gjatë ditës së zgjedhjeve”, ka thënë Demiri.

Banner

Related posts

Në ditën e sotme para 19 vjetëve vendi e ka parashtruar kërkesën për anëtarësim në BE

admin

Aki në Saraj afron programin me kërkesat e pensionistëve/ Bexheti: Pensionistët dhe invalidët do të kenë zë në Këshillin Komunal

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj: Komuniteti Shqiptar i Miçiganit, me unitet arriti suksese si asnjëherë më parë

admin