AKTUALE

Gashi nderon heroin kombëtar Skënderbeun

Në 557 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, kryetari i kuvendit, Afrim Gashi vendosën lule në Sheshin e Skënderbeut. Gashi tha se, Skënderbeu ishte lider i pashoq i cili i dha lavdim kombit shqiptar dhe drejtim historisë, i cili mbetet simbol i unitetit, luftës për liri dhe krenarisë kombëtare
“Në përvjetorin e 557-të të vdekjes së heroit kombëtar Skënderbeu, me ndjenja të thella respekti, nderuam kujtimin e tij duke vendosur lule në Sheshin e Skënderbeut.
Në këtë ditë të shënuar, së bashku me deputetët Bekim Sali dhe Merita Koxhaxhiku, ambasadorin e Shqipërisë, Denion Meidani, si dhe ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja, theksuam vlerat dhe arritjet e këtij lideri të pashoq, i cili i dha lavdim kombit shqiptar dhe drejtim historisë tonë. Skënderbeu mbetet simbol i unitetit, luftës për liri dhe krenarisë kombëtare, prandaj është detyra jonë që të ruajmë dhe promovojmë trashëgiminë e tij për brezat që do të vijnë”, tha Gashi.

Banner

Related posts

Filluan kurthet në oborrin opozitar, kush kënd do ta fusë në zjarr?!

Gjyla Halili

Në vende të huaja trajtohen 44 pacientë të lënduar nga zjarri në Koçan

Gjyla Halili

Izet Mexhiti kërkon mbështetjen e popullit: Bëjeni që të vlejë shtrejt e mërkura e 8 Majit

Gjyla Halili