AKTUALE

Abdulselam Selami: Certifikatat e Këshilltarëve në Shkup pa gjuhën shqipe nuk pranohen

Grupi i Këshilltarëve të Aleancës për Integrim (AKI) në Këshillin e Qytetit të Shkupit ka refuzuar të pranojë certifikatat për mandat, me arsyetimin se ato janë lëshuar vetëm në një gjuhë, duke mos respektuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Në reagimin e tyre, këshilltarët e AKI-së theksojnë se nuk do ta kalojnë këtë akt, derisa Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) të bëjë korrigjimin e certifikatave dhe t’i lëshojë ato edhe në gjuhën shqipe, ashtu siç parashikon ligji.

“Kërkojmë nga KSHZ që të korrigjojë menjëherë certifikatat dhe të respektohet Ligji për dygjuhësi. Shqiptarët janë pjesë përbërëse e këtij shteti dhe gjuha shqipe duhet të trajtohet me barazi të plotë në çdo dokument zyrtar”, thuhet në reagim.

Këshilltarët e AKI-së u kanë bërë thirrje edhe kolegëve të tyre nga koalicioni “Vlen”, që t’i kthejnë certifikatat e pranuara dhe të kërkojnë bashkërisht zbatimin e Ligjit për dygjuhësi.

“Edhe pse i morën Këshilltarët e Vlenit, kërkojmë që t’i kthejnë certifikatat dhe të bëhen pjesë e kësaj kërkese të drejtë. Respektimi i gjuhës shqipe është detyrim ligjor dhe moral ndaj qytetarëve shqiptarë të Shkupit”, thuhet më tej në reagimin e Selamit.

Banner

Related posts

Fronti Europian – Zona zgjedhore 3: Baki së bashku me Llogën dhe Murat vizituan komunën e Berovës dhe Vinicës

Gjyla Halili

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Gjyla Halili

Kreshnik Bekteshit i vazhdohet paraburgimi edhe për 30 ditë, ndërsa 6 policët e arrestuar “shpëtojnë” me masa kujdesi

Gjyla Halili