AKTUALE

Ali Ahmeti nga Reçica e Madhe: 25 vite kemi investuar për dinjitetin dhe krenarinë e shqiptarëve, e këta tjerët e devalvuan shumë keq

Lideri Ali Ahmeti, së bashku me kandidatin për kryetar komune të AKI-së, Bajram Rexhepi, zhvilluan një takim në shtabin e partisë në Reçicë të Madhe.

Gjatë fjalës së tij, Ahmeti theksoi rëndësinë e investimeve për ruajtjen e dinjitetit dhe krenarisë së shqiptarëve gjatë 25 viteve të fundit.

“Për 25 vjet kemi investuar maksimum që dinjitetin dhe krenarinë t’ia ruajmë popullit. Ju të gjithë jeni hisetarë të gjithë atyre arritjeve që janë bërë për ne këtu në Maqedoni, duke filluar prej Universitetit të Tetovës e deri te Kryeministri i parë shqiptar,” tha Ahmeti, njofton TS.

Ai gjithashtu shtoi “E gjetëm me zero, e lamë me kryeministër. Nuk më shkonte mendja që do të na devalvojnë kaq shumë.”

Takimi shërbeu si një mundësi për të diskutuar me qytetarët lokalë mbi projektet dhe sfidat për zhvillimin e komunës dhe për angazhimin e përbashkët për të ardhmen e Tetovës.

Banner

Related posts

REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI VIZITON BASHKËSINË ISLAME TË AUSTRISË

Gjyla Halili

Taravari: Në VLEN kemi zëvendësministra që nuk shkojnë në punë, ose shkojnë vetëm një ditë në javë

Gjyla Halili

LSDM: Qeveria po i ngarkon qytetarët me 200 milionë euro borxhe të reja

Gjyla Halili