AKTUALE

Këshilltarët e Aki-së në Shkup: Dygjuhësia nuk është mëshirë, por e drejtë – dhe s’ka kush e gjunjëzon!

Këshilltari i Qytetit të Shkupit nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Abdulselam Selami, në seancën e parë të mbajtur, dëshmoi angazhimin dhe seriozitetin për të përfaqësuar qytetarët me dinjitet dhe zë të fuqishëm.

Pas reagimit të grupit të këshilltarëve të AKI-së, certifikatat për mandatin e këshilltarëve janë korrigjuar dhe tashmë janë lëshuar në dy gjuhë, siç e përcakton Ligji për përdorimin e gjuhëve.

“Zëri i qytetarëve tanë do të dëgjohet fuqishëm në institucionet e qytetit. Përfaqësimi me dinjitet nuk është vetëm premtim, por obligim ndaj atyre që na besuan,” deklaroi Selami.

Ky është vetëm fillimi i një mandati që synon respektimin e ligjit, barazinë gjuhësore dhe fuqizimin e përfaqësimit qytetar në çdo vendim të rëndësishëm për Shkupin.

Banner

Related posts

Aksident hekurudhor në Prilep, një person i vdekur dhe njëri në gjendje të rëndë

admin

Siljanovska:As nuk kam pasur për qëllim, as do të përdor veto që të ofendoj ndonjë gjuhë

Gjyla Halili

Ahmeti: Në BDI lejohet mendimi ndryshe, por ata e kanë gabim

admin