AKTUALE

A u paralajmërua në rrjetet sociale shpërthimi i sotëm në Shkup? Ja çfarë thotë ministri Toshkovski

Mirë është se nuk kemi gjendje të rrezikut për jetë të askujt në këtë moment, keq është se bandat kriminele edhe sot janë “të tërbuara”, por, në mënyrë adekuate, me vendosmëri dhe me ashpërsi do t’u përgjigjemi të gjithë atyre që e prishin qetësinë e qytetarëve tanë, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski lidhur me ngjarjen e sotme, ku një mjet shpërthyes është hedhur në një oborr në lagjen “Keramidnicë” në Shkup, ku mbeti i plagosur Rade Trajkovski- Shtekli.

pyetur se pse MPB nuk po vepron, marrë parasysh se edhe ngjarje të tjera, por edhe kjo ngjarje, u paralajmëruan në Tik Tok, Toshkovski tha:

Gazetarja: Edhe ky sulm, ishte paralajmëruar në Tik Tok. “Keramidnica Shkup, përballë East Gate, po vjen kataklizmë, të do vëllai”. Në këtë video, që është me animacion të shpërthimit, është bërë tag pikërisht Rade Shtekli. Nuk është hera e parë që i paralajmërohet diçka e këtillë përmes rrjeteve sociale. A nuk mundet MPB t’i gjurmojë?

“Në suaza të asaj që është kompetencë e MPB-së, sipas kapaciteteve që i kemi, do të veprojmë. Për këtë ju siguroj. Nuk do të ketë më përgjumje, siç është përgjumur më herët”, tha Toshkovski.

Banner

Related posts

O’Brajan: SHBA është një aleat, partner dhe mik i Maqedonisë së Veriut dhe do të punojë me të në reformat për të arritur integrimin euroatlantik

Gjyla Halili

Gashi: Jemi në prag të procesit historik, ata që e duan ndryshimin tashmë kanë adresë

Gjyla Halili

Festa e Pashkëve, nesër do të mbyllen disa rrugë në Shkup

Gjyla Halili