AKTUALE

Murtezani takon koordinatoren e përhershme të OKB-së, Kolumbia

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot mbajti takim me koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rita Kolumbia, në të cilën u riafirmua bashkëpunimi i ngushtë më shumë se dy dekada mes Maqedonisë së Veriut dhe agjencive të OKB-së në vend. Ministri Murtezani shprehu mirënjohjen për partneritetin që mbështet rrugën e vendit drejt integrimit në BE dhe zhvillimit gjithëpërfshirës, duke pasur parasysh se iniciativat e OKB-së janë ngushtë të lidhura me qëllimet reformuese të Maqedonisë së Veriut.
Ministri Murtezani, po ashtu theksoi, rolin e agjencive të OKB-së, veçanërisht UNOPS-it dhe UNDP-së, në ballafaqimin me sfidat e rëndësishme dhe avancimin e projekteve kyçe të financuar nga partnerë ndërkombëtarë. Ai nënvizoi se pjesëmarrja e tyre në grupet punuese të udhëhequra nga Qeveria ka përforcuar koordinimin e donatorëve, duke siguruar shfrytëzim efikas të resurseve për mbështetjen e prioriteteve të Maqedonisë së Veriut për integrim në BE.
Bashkëbiseduesit u referuan edhe në prioritetet strategjike të OKB-së në Maqedoninë e Veriut, të përcaktuara në Kornizën për bashkëpunim dhe zhvillim të qëndrueshëm 2021-2025, të cilat përfshijnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës ekonomik dhe social, ndryshimet klimatike, menaxhimin me burimet natyrore dhe rreziqet nga fatkeqësitë, si dhe qeverisje transparente llogaridhënëse dhe demokratike.

Banner

Related posts

Gazetari Saliu pyetje Fevziut, Buzhalës, Haxhiut dhe Kelmendit: Ju me na kallxu a ju ka pagu BDI-ja me ardhë këtu me bo propagandë…

Gjyla Halili

Konkurs për pranim të anëtarëve të rinjë në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Ibe Palikuqi” nga Shkupi

Gjyla Halili

Olimpiada Shkollore Saraj 2025/ U zhivlluan sot garat eliminuese në Futboll

Gjyla Halili