SHOWBIZ

“A është ky i dashuri yt?” Efi zbulon të vërtetën në ‘Më Lër të Flas’

Banner

Efi Dedhes e ftuar në emisionin “Më Lër Të Flas”, foli pak edhe për jetën e saj personale. 

Efi ka përmendur shpesh në shtëpinë e Big Brother se është në një lidhje, por nuk e ka zbuluar identitetin e tij. Pas vëmendjes së madhe që ka marrë, shpesh është aluduar se kush mund të jetë i dashuri i saj. Në festën e ditëlindjes së saj, ish banorja u pa e afërt me një nga të ftuarit, ku u aludua se mund të jetë i dashuri i saj.

Por ajo i mohoi këto pretendime duke thënë se është një mik shumë i afërt i saj.

Edhe në pushimet në Tailandë, Efi ishte nën shoqërinë e mikeshës së saj Mikelën, dhe një tjetër person, ku sërish u pretendua se mund të ishte i dashuri i saj. Sërish ylli i mohoi këto fjalë dhe tha se ishte menaxheri i saj.

Ish-banorja nuk zgjodhi që ta ndajë identitetin e tij duke thënë: “Unë kam folur aq sa doja unë të flisja, po të doja e kisha nxjerrë vetë.”

Efi gjithashtu ka qenë edhe pjesë e emisionit “Përputhen”, një emision dashurie ku nuk krijoi lidhje me asnjë nga djemtë.


Top Channel

Related posts

Për herë të parë pas 138 vitesh, çifti mirëpret një vajzë në familje 

admin

Finalja e “Big Brother”, Kiara krahason Luizin me kurorëzimin e Mbretit Charles III

admin

Telefonat do të paralajmërojnë tërmetet në të ardhmen

admin

Leave a Comment