SHOWBIZ

“Kam dy fjalë për Kiarën sa të dalë”, Klea Huta komenton lojën e mikes së saj dhe romancën me Luizin

Banner

“Dasma” e Kiara Titos me Luiz Ejllin në shtëpinë e “BIg Brother VIP” ishte e bukur dhe plot emocione, sipas mikes së moderatores, Klea Hutës.

E ftuar në “Ftesë në 5”, këngëtarja komentoi lojën që po bën brenda shtëpisë shoqja e saj.

“Kam një dy fjalë kur të dalim. Nuk më tha kur u fut. Bravo për guximin. Ka disa periudha në jetë që zgjedhje të tilla janë të domosdoshme”, tregon artistja.

Me humor, ajo shprehet e mërzitur që Kiara nuk e ftoi në dasmë.

“Më tha Elgiti s’të ftoi shoqja. Ishte shumë moment i bukur. Isha në punë në teatër vetëm kur vjen një kolege nga dera dhe më thonë u puthën”.

E pyetur nga moderatorja Bieta Sulo se cili banor ka bërë më pak gabime gjatë qëndrimit në shtëpi, Klea përgjigjet pa hezitim se “Kiara nuk ka bërë asnjë gabim”, ndërkohë që ka disa kritika për “dhëndrin”.

“Kalon në ofendime dhe për këdo që përdor dhunë verbale, unë nuk jam dakord”.

E pyetur për Olta Gixharin, këngëtarja refuzon të japë komenton, duke nënkuptuar se nuk i pëlqen loja e saj.


Top Channel

Related posts

Britanikja që jeton në Australi prej 11 vjetësh pret deportimin pas falimentimin të biznesit, edhe pse peticioni i mbrojtjes arrin 20,000 (fotot)

admin

Pasi Adele pohoi se vuan nga nervi shiatik, ekspertët zbulojnë mënyrat më të mira për ta trajtuar atë

admin

Mark Zuckerberg baba për herë të tretë: Mirë se erdhe në botë Aurelia

admin

Leave a Comment