AKTUALE

28 vite nga rënia e dëshmorit të kombit Beqir Limani – Baca Beqë

Më 19 shtator 2026, në varrezat e fshatit Kollarë, do të zhvillohen homazhe përkujtimore në nderim të dëshmorit të kombit, Beqir Limani – Baca Beqë, me rastin e 28-vjetorit të rënies së tij.
Më 18 shtator 1998, Beqir Limani – Baca Beqë ra në krye të detyrës, duke lënë pas një emër që, ndër vite, është ruajtur me respekt dhe përulje nga familjarët, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën.
Me rastin e 28-vjetorit të rënies së tij, Familja Limani ka ftuar familjarë, bashkëluftëtarë, miq, bashkëvendës dhe qytetarë që t’i bashkohen homazheve përkujtimore.
Homazhet do të mbahen:
📅 19 shtator 2026 (e shtunë)
🕐 Ora 13:00
📍 Varrezat e fshatit Kollarë
Në këtë përvjetor, do të nderohet kujtimi për jetën dhe veprën e Beqir Limanit – Bacës Beqë, ndërsa prania e pjesëmarrësve do të jetë një shprehje respekti ndaj familjes dhe kujtimit të tij.
28 vite pas rënies, emri i Beqir Limanit mbetet pjesë e kujtesës së familjes, bashkëluftëtarëve dhe komunitetit.
Lavdi e përjetshme dëshmorit të kombit, Beqir Limani – Baca Beqë!

Ja postimi plotë:

FTESË PËRKUJTIMORE

28 VITE NGA RËNIA E DËSHMORIT TË KOMBIT, BEQIR LIMANI – BACA BEQË

Më 18 shtator 1998, ra dëshmori i kombit Beqir Limani – Baca Beqë, duke lënë pas një emër të skalitur në kujtesën e familjes, të bashkëluftëtarëve dhe të të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan veprën e Tij.

28 vite më pas, kujtimi për Bacën Beqë mbetet i gjallë dhe i pandashëm nga kujtesa jonë. Me përulje, respekt dhe krenari, nderojmë sakrificën e Tij dhe ruajmë të paharruar emrin, jetën dhe veprën e Tij.

Në nderim të kujtimit të Tij,
Familja Limani ka nderin t’ju ftojë të merrni pjesë në homazhet përkujtimore me rastin e 28-vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Beqir Limani – Baca Beqë.

📅 19 shtator 2026 (e shtunë)
🕐 Ora 13:00
📍 Varrezat e fshatit Kollarë

Prania juaj do të jetë një nderim për kujtimin e Tij dhe një dëshmi se sakrifica e dëshmorëve nuk harrohet.

Kujtimi për dëshmorët nuk njeh kohë.
Emri i tyre mbetet i përjetshëm në kujtesën tonë.

Lavdi e përjetshme dëshmorit të kombit,

Beqir Limani – Bacës Beqë!

Banner

Related posts

Gazmed Kasami zgjidhet kryetari i nëndegës Poroj/Rexhepi: Rinia është forca e organizimit

Gjyla Halili

VLEN për “Zhurnal” demanton lajmin se këto ditë tre liderët e VLEN-it do takojnë Albin Kurtin

Gjyla Halili

Takimi i suksesshëm me Organizatën Japoneze të Tregtisë së Jashtme (JETRO)

Gjyla Halili