AKTUALE

Mark Gjonaj mobilizon komunitetin shqiptaro-amerikan: “Bashkohuni sot në Times Square”

Komuniteti shqiptaro-amerikan ka bërë thirrje për pjesëmarrje në një protestë që do të mbahet sot, të mërkurën, më 16 shtator, në orën 18:00, në Times Square, në New York.
Protesta organizohet në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë dhe me mesazhe për drejtësi dhe liri për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në thirrjen drejtuar komunitetit thuhet: “Bashkohuni me komunitetin shqiptaro-amerikan SOT në Times Square për një protestë kundër vendimit të Hagës.”
Organizatorët u bëjnë thirrje pjesëmarrësve që të bashkohen me flamujt amerikan, shqiptar dhe të Kosovës, duke përcjellë mesazhet: “Liri, Drejtësi dhe Dinjitet” dhe “Pa liri, s’ka paqe.”

Banner

Related posts

Faton Ahmeti:Veprimtaria e Qani Mehmedit, frymëzim dhe udhërëfyes për gjenerata të reja

admin

Festim Halili: Për herë të parë në UT laborator për siguri kibernetike nga fondi për inovacion

admin

NËNË STANA GASHI, VIZITOHET NGA KËSHILLTARI USHTARAK I PRESIDENTES OSMANI

Gjyla Halili