AKTUALE

Ali Ahmeti pas vendimit në Hagë: “Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet – beteja vazhdon në apel!”

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas vendimit të sotëm ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, duke e cilësuar atë si “të padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes”.
Ahmeti, në reagimin e tij, u ka bërë thirrje shqiptarëve për maturi, qetësi dhe unitet, duke theksuar se nuk duhet lejuar që zhvillimet e sotme të shndërrohen në burim tensioni apo përçarjeje.
“Në këto momente të rënda, bëj thirrje për maturi dhe unitet. Nuk duhet të biem në asnjë grackë që synon të krijojë tensione, përçarje apo të njollosë luftën çlirimtare të popullit në Kosovë.”
Sipas Ahmetit, UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj shtypjes dhe luftoi për lirinë e Kosovës. Ai thekson se pretendimet e dikurshme për trafikim organesh, të cilat për vite u lidhën me UÇK-në dhe drejtuesit e saj, nuk u shndërruan në akuza në këtë proces.
Ahmeti nënvizon gjithashtu se, sipas tij, në vendimin e sotëm ka elemente që duhet të merren parasysh në vlerësimin e historisë së UÇK-së dhe luftës së Kosovës.
“Këto janë fakte që duhet të kujtohen sa herë që dikush përpiqet ta paraqesë UÇK-në si ndërmarrje kriminale.”
Duke iu referuar procesit gjyqësor, Ahmeti shpreh bindjen se beteja juridike nuk përfundon me vendimin e shkallës së parë.
“Procesi nuk përfundon këtu. Besojmë se mbrojtja do ta vazhdojë betejën juridike në Gjykatën e Apelit, duke kundërshtuar gjetjet e shkallës së parë dhe duke kërkuar drejtësi deri në fund.”
Në fund të reagimit, Ahmeti thekson se lufta e UÇK-së duhet të shihet në kontekstin e përpjekjes së popullit të Kosovës për liri dhe se kujtesa historike nuk mund të ndryshohet nga një proces gjyqësor.
“Lufta e UÇK-së ishte luftë për liri. Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe sakrifica e një populli të tërë nuk mund të vihet në bankën e të akuzuarve. Me besim në drejtësi, beteja vazhdon në apel!” 🇦🇱

Ja postimi plotë:

Vendimi i sotëm ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit është një vendim që e konsideroj të padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes.

Në këto momente të rënda, bëj thirrje për maturi dhe unitet. Nuk duhet të biem në asnjë grackë që synon të krijojë tensione, përçarje apo të njollosë luftën çlirimtare të popullit në Kosovë.

UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj shtypjes dhe luftoi për lirinë e Kosovës. Pretendimet e dikurshme për trafikim organesh, që rënduan për vite mbi UÇK-në dhe drejtuesit e saj, nuk u shndërruan në akuza në këtë proces. Po ashtu, sot Gjykata i shpalli të pafajshëm të akuzuarit për krime kundër njerëzimit; dhe potencoi se UÇK kishte pasur objektiv pavarësine e Kosovës, objektiv ky që edhe u arrit. Këto janë fakte që duhet të kujtohen sa herë që dikush përpiqet ta paraqesë UÇK-në si ndërmarrje kriminale.

Aktakuza i ngarkonte Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin me përgjegjësi për një sërë krimesh të pretenduara gjatë viteve 1998-1999. Besojmë se edhe këto akuza do të rrëzohen në procesin e mëtejshëm gjyqësor, ashtu siç nuk u materializuan pretendimet e dikurshme për trafikim organesh.
Procesi nuk përfundon këtu. Besojmë se mbrojtja do ta vazhdojë betejën juridike në Gjykatën e Apelit, duke kundërshtuar gjetjet e shkallës së parë dhe duke kërkuar drejtësi deri në fund.

Lufta e UÇK-së ishte luftë për liri. Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe sakrifica e një populli të tërë nuk mund të vihet në bankën e të akuzuarve.

Me besim në drejtësi, beteja vazhdon në apel!

Banner

Related posts

Vazhdojmë me mbështetje intensive të sektorit bujqësor – grante prej 10.000 euro për bujqit e rinj

Gjyla Halili

Hapet ekspozita “Mësonjëtoret e para përmes dëshmive të kohës” në Korçë

admin

Ilir Hasani në COSAC në Budapest: BE-ja duhet të mbështesë sigurinë e Maqedonisë së Veriut dhe aspiratat e integrimit në BE duke nxitur stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.

Gjyla Halili