Politologu Vilson Sinishtaj ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të fundit në Hagë, duke shprehur shqetësimin e tij për mënyrën se si, sipas tij, po trajtohet lufta çlirimtare e Kosovës.
Sinishtaj vlerëson se përpjekjet për të relativizuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për ta vendosur atë në të njëjtin kontekst me krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë janë të papranueshme.
“Evropa nuk po kërkon drejtësi, por relativizimin e luftës sonë çlirimtare me gjenocidin serb. Turp!”, shprehet Sinishtaj.
Sipas politologut, shqiptarët duhet të jenë më të vendosur në mbrojtjen e të drejtave, dinjitetit dhe kujtesës së tyre historike, duke mos lejuar që të tjerët të përcaktojnë fatin dhe narrativën e tyre.
“Kurrë më nuk duhet t’i lëmë të tjerët të vendosin për ne”, thekson Sinishtaj, duke bërë thirrje për më shumë unitet dhe përgjegjësi kombëtare.
Në përmbyllje të reagimit të tij, politologu përcjell një mesazh të drejtpërdrejtë patriotik:
“Rrnoftë Shqypnia!” 🇦🇱
Ja postimi plotë:
Evropa lavire nuk po kërkon drejtësi, por relativizimin e luftës sonë çlirimtare me gjenocidin serb. Turp. Kurrë ma nuk duhet me i lanë të tjerët me vendosë për ne. Rrnoft Shqypnia!
