AKTUALE

Nga lufta në Hagë, katërshja e UÇK pret verdiktin

UÇK-ja doli në skenë në mesin e viteve ’90, pas vitesh të rezistencës paqësore të shqiptarëve të Kosovës ndaj regjimit të dhunshëm të Sllobodan Millosheviqit. Nga grupe të vogla guerile, ajo u rrit në një forcë që luftonte kundër forcave serbe dhe jugosllave. Deri në vitin 1998, konflikti ishte shndërruar në luftë të hapur. Pas dështimit të bisedimeve të paqes në Rambuje, NATO-ja nisi bombardimet kundër caqeve jugosllave në mars të vitit 1999. Pas 78 ditësh, Beogradi pranoi të tërhiqte forcat e tij nga Kosova dhe lufta mori fund.

Bilanci ishte i rëndë: më shumë se 13.000 njerëz u vranë ose u zhdukën, ndërsa qindra mijëra shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Por, krimet e forcave serbe nuk janë objekt i procesit aktual në Hagë. Ky rast trajton krime të tjera të pretenduara dhe përgjegjësinë individuale të katër të akuzuarve për to.

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi ishin pjesë e udhëheqjes së UÇK-së. Thaçi në krahun politik, Veseli në inteligjencë, Krasniqi si zëdhënës dhe Selimi në Shtabin e Përgjithshëm. Pas luftës, të katërt kaluan në politikë dhe mbajtën poste të larta shtetërore. Procesi që do t’i çonte në Hagë, mori shtysë nga një raport i Këshillit të Evropës, i hartuar nga ish-senatori zviceran Dick Marty, me pretendime për krime të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë dhe pas luftës.

Në vitin 2015, Kuvendi i Kosovës ndryshoi Kushtetutën dhe miratoi ligjin që i hapi rrugë krijimit të Dhomave të Specializuara. Ato u bënë pjesë e sistemit juridik të Kosovës, por me gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë dhe selinë në Hagë. Në nëntor të vitit 2020, pas konfirmimit të aktakuzës, Thaçi dha dorëheqje nga posti i presidentit. Ai, Veseli, Selimi dhe Krasniqi u transferuan në paraburgim në Hagë.

Banner

Related posts

Osmani me porosinë e fundit për të rinjtë: “Votoni ofertën kredibile! Pse duhet t’ia lëmë shtetin dikujt që të eksperimentojnë me të?!”

Gjyla Halili

Mot me vranësira dhe me diell, në mbrëmje shi

Gjyla Halili

BDI: VMRO DPMNE të përkulet para Kullës Përkujtimore në Sllupçan

admin