AKTUALE

BDI: Ministri i Drejtësisë i VLEN-it barazoi viktimën me agresorin, dëm i paprecedentë ndaj kauzës shqiptare

Deklarata skandaloze e ministrit të Drejtësisë ka shkaktuar dëm të rëndë ndaj së vërtetës historike dhe kauzës së shqiptarëve.

Barazimi i viktimave të regjimit të Millosheviqit me agresorët prek drejtpërdrejt sakrificën e një populli të tërë dhe përpjekjen e tij për liri.

Komunikatat e VLEN-it nuk mund ta mbulojnë këtë qëndrim. Kur një mendësi politike shfaqet kaq qartë përmes deklaratave të përfaqësuesve të vet, formulimet e mëvonshme nuk e zhbëjnë atë.

Kjo është ideologjia e VLEN-it. Sot ajo u shpreh publikisht nga ministri i tyre i Drejtësisë.

Dëmi ndaj kauzës shqiptare është i paprecedentë dhe kërkon përgjegjësi të qartë politike.

Banner

Related posts

Sipas matematikave të partive tona, shqiptarët do fitojnë 40 deri 45 deputetë! Sa janë reale?

Gjyla Halili

Shoqëria “Lëvizja”, nuk njeh kufi mes Shqiptarëve!

Gjyla Halili

Pa lista të pavarura në zgjedhjet Parlamentare – rritet pragu i nënshkrimeve!

Gjyla Halili