AKTUALE

Shqipëria “mbërthehet” nga i ftohti siberian, temperaturat do të zbresin deri në -11 gradë

Java do të nisë me mot të ftohtë dhe me temperatura të ulëta që do të shkojnë deri në -11 gradë në Bajram Curri diten e mërkurë.

 

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të acarta me origjinë verilindore (siberiane) me temperatura që do të “mbërthehen” në vlera negative në pjesën më të madhe të territorit.

 

“Në këtë mënyrë; për shkak të origjinës së masave ajrore kontinentale dhe të thata moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore për të gjithë javën.

 

Po ashtu era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut për të gjithë javën me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore e fortë dhe shpejtësi deri në 10-15m/s”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Banner

Related posts

Faton Ahmeti:Veprimtaria e Qani Mehmedit, frymëzim dhe udhërëfyes për gjenerata të reja

admin

Agron Dedivanaj uron për zgjedhjen e Papa Leonit XIV si kreu i ri i Kishës Katolike

Gjyla Halili

Karapetrov: Rindërtimi i fushës së futbollit në KS Tetovë është një hap i rëndësishëm për sportin në qytet

Gjyla Halili

Leave a Comment