AKTUALE

Ligji për gjuhët, Mexhiti: Pa pjesëmarrjen e anëtarëve shqiptarë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese s’do të jetë legjitim

Disa ditë para seancës së Gjykatës Kushtetuese në të cilët duhet të shqyrtohen disa nene të Ligjit për Gjuhët, zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka bërë thirrje që kjo Gjykatë të vihet në mbrojtje të interesave shtetërore dhe raporteve ndëretnike.

Duke rikujtuar fjalët e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Mexhiti tha se vendimi gjykatës nuk do të ketë legjitimitet nëse në të nuk marrin pjesë anëtarët shqiptarë, të cilët kanë paralajmëruar se do ta bojkotojnë seancën 11 dhjetorit.

“Jemi duke e ndjekur këtë. Ka një prononcim edhe të gjykatësve shqiptarë që nuk do të marrin pjesë në seancë dhe mendoj se për vendime tejet të rëndësishme për shtetin, ishte edhe prononcimi i kryetarit (të Gjykatës Kushtetuese) që duhet të marrin pjesë të gjithë gjykatësit dhe nëse dikush mungon atëherë nuk ka legjitimitet vendimi. Sido që të jetë bëjmë thirrje për kujdes dhe uroj që Gjykata Kushtetuese të jetë në vijë të interesave të shtetit dhe marrëdhënieve ndëretnike, të një ambient më të mirë politik”, u shpreh Mexhiti./Gazeta LAJM

Banner

Related posts

Kush do të ulet në postin e ambasadorit: Tupançevski në Beograd, Kovaçevski në Paris, Zhernovski në Bukuresht?

admin

Aleanca për Shqiptarët: Refuzimi i provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është diskriminim institucional

Gjyla Halili

Taravari me letër të hapur ambasadorëve: Të ngrisim një front perëndimor kundër murtajës së korrupsionit

admin