SPORT

Kane shkruan historinë me golin në derbin ndaj Manchester Cityt

Banner

Harry Kane ka shkruar historinë te Tottenham Hotspur në derbin që po zhvillohet në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier.

Spurs janë nikoqir të kampionit në fuqi të Ligës Premier, në stadiumin “Tottenham Hotspur Stadium”.

Kaluan vetëm 15 minuta lojë nga nisja e derbit, kur Harry Kane shënoi për 1-0 nga një asistim i Pierre-Emile Hojbjerg.

Por, ky gol nuk ishte një i thjeshtë, ishte një historik për sulmuesin anglez, që i u golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Spurs.

Ai e ka thyer rekordin e Jimmy Greaves, që realizoi 266 gola, duke luajtur nga viti 1961 deri në 1970.

Kane tani ka 267 gola për Tottenhamin në të gjitha garat, duke u bërë golashënuesi rekord për klubin, ndërsa ka shënuar 200 gola në elitën e futbollit anglez.

Banner

Related posts

Probleme për Gjermaninë – Kreu

admin

FFK organizon seminarin për licencimin e klubeve për garat evropiane

admin

Tërbohen “demat”, Partizani zyrtarizon Eros Grezdën, zbulohen detajet e kontratës

admin

Leave a Comment