AKTUALE

Sahit Muja mesazh nga SHBA: Vendim historik, Amerika mirëpret sërish Sali Berishën

Sahit Muja ka përshëndetur atë që e cilëson si një vendim historik lidhur me heqjen e statusit “non grata” ndaj ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha.

Në një reagim të tij, Muja ka shprehur mirënjohjen ndaj Presidentit Donald Trump, duke e konsideruar këtë zhvillim një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Amerika mirëpret sërish një lider të fortë pro-amerikan shqiptar. Ky është një moment i fuqishëm për miqësinë e jashtëzakonshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, një miqësi e bazuar në liri, demokraci, sovranitet dhe respekt të ndërsjellë,” është shprehur Muja.

Ai theksoi se marrëdhëniet shqiptaro-amerikane duhet të vazhdojnë të forcohen mbi vlerat e përbashkëta të lirisë dhe demokracisë.
“Amerika dhe Shqipëria – të fortë së bashku, të lirë së bashku,” përfundoi reagimin e tij Sahit Muja.

Ja postimi plotë:

🇺🇸🇦🇱 FALEMINDERIT, MIKU IM I DASHUR, PRESIDENT TRUMP!
Nje vendim historik: heqja e non grata ndaj Sali Berishes.
Amerika mirepret perseri nje lider te forte pro-amerikan shqiptar.
Ky eshte nje moment i fuqishem per miqesine e jashtezakonshme mes Shteteve te Bashkuara dhe Shqiperise, nje miqesi e bazuar ne lirine, demokracine, sovranitetin dhe respektin reciprok.
🇺🇸 AMERIKA MIREPRET SALI BERISHEN! 🇦🇱
Faleminderit, President Trump, per kete vendim historik.
🇺🇸🇦🇱 Amerika dhe Shqiperia – te forte se bashku, te lire se bashku!

Banner

Related posts

Mendu Thaçi: Arben Taravari është turk, në shqiptar të natyralizuar

Gjyla Halili

KSHZ: Do të shqyrtojmë nëse kandidatët plotësojnë kushtet në garën për president

Gjyla Halili

Deputetja Saliu distancohet nga votimi i Qeverisë kundër rezolutës palestineze: Qeveria duhet të shpjegojë këtë votim të paprecedentë

Gjyla Halili