AKTUALE

Nikollë Camaj uron 1 Shtatorin – Ditën e Komunës së Tuzit

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, ka uruar qytetarët me rastin e 1 Shtatorit – Ditës së Komunës së Tuzit.
Në urimin e tij, Camaj thekson se kjo ditë përbën një rast të veçantë për të kujtuar Malësinë, historinë, identitetin dhe vlerat që brezat e saj i kanë ruajtur dhe përcjellë ndër vite.
“Me njerëzit e vet, me lidhjen e fortë me diasporën dhe me përkushtimin për zhvillimin e vendlindjes, por edhe përmes bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, Malësia vazhdon të ndërtojë të ardhmen e saj”, thuhet në urimin e Nënkryetarit të Parlamentit të Malit të Zi.
Camaj ka përcjellë urimet e tij për të gjithë qytetarët e Komunës së Tuzit dhe për bashkëatdhetarët që jetojnë jashtë vendlindjes.
“Malësia jonë, gëzuar Ditën e Komunës së Tuzit! Urime të gjithë qytetarëve, kudo që ndodhen!”, përfundon urimi i Nikollë Camajt.

Ja postimi plotë:

Urime 1 Shtatorin – Ditën e Komunës së Tuzit!

Kjo ditë paraqet rast të veçantë për të kujtuar Malësinë, historinë, identitetin dhe vlerat që brezat tanë i kanë ruajtur ndër vite.

Me njerëzit e vet, me lidhjen e fortë me diasporën dhe me përkushtimin për zhvillimin e vendlindjes, por edhe me nderkombëtarët, Malësia vazhdon të ndërtojë të ardhmen e vet.

Malësia jonë, gëzuar Ditën e Komunës, të gjithë qytetarëve, kudo që ndodhen!

Banner

Related posts

Zjarri në Malin Sharr po i afrohet fshatit Sellcë/Banorët në panik, zjarrfikësit nuk mund të ngjiten në mal

Gjyla Halili

Tirana, kryeqendra e diasporës shqiptare: Debat për votën, gjuhën dhe zhvillimin

Gjyla Halili

MPB garanton siguri të plotë gjatë “Zgjedhjeve Vendore 2025”

Gjyla Halili