AKTUALE

Muharrem Hasani: Drejtoresha shqiptare mbylli paralele në shqip në “Penko” – VMRO-ja dha drejtimin, Darkoja bekimin, ndërsa Mevlidja firmën

Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Butel, Muharrem Hasani, ka reaguar lidhur me vendimin për mbylljen e një paraleleje në gjuhën shqipe në Shkollën Fillore “Penko” në Butel.
Hasani e ka cilësuar si të papranueshëm vendimin që nxënësve shqiptarë, të cilët jetojnë në afërsi të shkollës, t’u mohohet mundësia për të ndjekur mësimin në gjuhën shqipe.
Sipas tij, arsyetimi se nxënësit janë nga Komuna e Çairit nuk mund të jetë justifikim i mjaftueshëm, veçanërisht nëse bëhet fjalë për fëmijë që shkollën “e kanë vetëm disa dhjetëra metra larg”.
“Është paradoksale që në një shkollë ku shumica dërrmuese e nxënësve janë shqiptarë të mbyllet një paralele në gjuhën shqipe dhe njëkohësisht t’u mbyllet dera fëmijëve shqiptarë që jetojnë në afërsi të shkollës”, thekson Hasani.
Ai ka ngritur edhe pyetjen nëse pas vendimit qëndrojnë arsye administrative apo interesa të tjera politike, duke kërkuar transparencë të plotë nga drejtoria e shkollës dhe institucionet përgjegjëse.
Hasani ka kritikuar edhe heshtjen e strukturave politike shqiptare në pushtet, duke vlerësuar se mbrojtja e arsimit në gjuhën shqipe nuk duhet të varet nga interesat politike apo nga pozitat e individëve.
“Arsimi në gjuhën shqipe nuk mund të trajtohet si çështje e dorës së dytë. Përballë çdo vendimi që cenon të drejtën e fëmijëve shqiptarë për arsimim në gjuhën e tyre, duhet të ketë reagim institucional dhe politik”, thuhet në reagimin e Hasanit.
Kryetari i degës së BDI-së në Butel kërkon që vendimi për mbylljen e paraleles të rishikohet dhe që nxënësve t’u garantohet e drejta për të ndjekur mësimin në gjuhën shqipe, në përputhje me nevojat e tyre dhe të komunitetit.

Ja postimi plotë:

Kjo është Mevlide Kryeziu, drejtoresha shqiptare e shkollës fillore “Penko” në Butel, e cila dje vendosi të mbyllë një paralele në gjuhën shqipe dhe të mos pranojë nxënës shqiptarë që shkollën e kanë vetëm disa dhjetëra metra larg.
Arsyetimi zyrtar qenka se fëmijët “janë nga Çairi”. Por arsyeja e vërtetë duket se është tjetër: pranimi i tyre do ta rriste edhe më shumë numrin e nxënësve shqiptarë në Komunën e Darkos dhe të VMRO-së.
Paramendoni ironinë: në një shkollë ku rreth 90 për qind e nxënësve janë shqiptarë, pikërisht një drejtoreshë shqiptare mbyll paralele shqipe dhe ua mbyll derën fëmijëve shqiptarë.
VMRO-ja e dha drejtimin, Darkoja bekimin, ndërsa Mevlidja firmën.

P.S. Mbrojtje nga VLEN-i nuk do të ketë. Edhe heshtja është çështje takati – sidomos kur kolltuku është më i rëndësishëm se mësimi në shqip!

Banner

Related posts

Fatmir Limani: Pamaturi në bashkëveprim

Gjyla Halili

Filipçe për borxhin prej 6 miliardë euro: Çdo foshnjë do të lindë me 6.000 euro borxh

Gjyla Halili

Artefaktet ilire e pllaka “Dardanus” janë larguar, e aty ndërtohen banesa! Zv/ministri i Kulturës me duar në xhepa: Nuk e di, nuk kam njohuri! Projektin e ka lejuar pushteti i kaluar

Gjyla Halili