AKTUALE

Mexhiti: Pasnesër nis edicioni i parë i Festivalit Internacional të Muzikës “Çarshia”

Pasnesër nis edicioni i parë i Festivalit Internacional të Muzikës “Çarshia”, një nismë e Komunës së Çairit që synon të krijojë një traditë të re kulturore në zemër të Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

Për katër net me radhë, Suli Hani dhe Kurshumli Hani do të shndërrohen në skena të muzikës klasike, operës, flamenkos dhe serenatave korçare, duke bashkuar artistë dhe kultura të ndryshme në një nga hapësirat më të rëndësishme historike të qytetit.

“Qëllimi ynë është ta shndërrojmë Festivalin ‘Çarshia’ në një traditë të përvitshme, që do ta pasurojë jetën kulturore të Shkupit dhe do ta vendosë qytetin gjithnjë e më shumë në hartën kulturore të rajonit. Çdo traditë e madhe ka nisur me një hap të parë dhe uroj që, pas shumë vitesh, ky festival të jetë një nga ngjarjet me të cilat identifikohet Shkupi,” deklaroi Mexhiti.

Kryetari Mexhiti ftoi qytetarët të bëhen pjesë e edicionit të parë dhe të përjetojnë katër net të muzikës dhe artit në atmosferën autentike të Çarshisë së Vjetër.

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi: Premtimet e rreme të pushtetit në ikje e kanë lënë lagjen Jashtë-Vardarit pa ujë dhe me rrugë të shkatërruara

Gjyla Halili

Lloga: Nuk e kanë hallin te drejtësia, VMRO-VLEN keqpërdor “listën e zezë” për të legjitimuar goditjet ndaj shqiptarëve

Gjyla Halili

Ditë e veçantë në familjen e Remzie Osmanit

Gjyla Halili