AKTUALE

BDI: Presion skandaloz dhe i papranueshëm nga Vlen ndaj drejtësisë.

Sot i gjithë opinioni është skandalizuar nga reagimi i partisë Vlen dhe apostrofimi i tyre ndaj prokurorisë.

Komuniteti ndërkombëtar në vazhdimësi raporton për presione qeveritare ndaj prokurorisë dhe gjykatave, ndërsa Vlen këtë dyshim e konfirmoi sot publikisht.

Raporti i Bashkimin Europian alarmon si asnjëherë më parë për ndërhyrje politike në sundimin e ligjit.

Prokuroria dhe Gjykatat duhet të vendosin në bazë të provave e jo direktivave politike dhe partiake.

Drejtësi selektive partiake nuk i duhet as qytetarëve e as Maqedonisë së veriut.

Këtë shqetësim BDI ia ka paraqitur miqve ndërkombëtar, përfshirë dhe komunikatën e sotme të Vlen.

BDI bën thirrje për drejtësi europiane, joselektive. Prokurorët bartin përgjegjësi dhe duhet të vendosin në bazë të ligjit, provave, ekspertizave, e jo në bazë të urdhëresave dhe dëshirave partiake.

Paaftësinë e vet dhe dështimin e tërësishëm, Vlen tenton ta kamuflon me përndjekje politike dhe presion ndaj prokurorisë.

Vlen le të nisë denoncimet nga rradhët e veta, si për shembull Izet Mexhiti dhe Visar Ganii për mbi 250 milion euro dëm me ndërtimet pa leje, Burim Latifi mbi 19 milion euro dëm buxhetit, Nedim Rama dhe keqbërësit e tjerë nga rradhët e tyre.

Banner

Related posts

Ibishi: Kthehu Artan Grubi se na mori lumi…

Gjyla Halili

“Ansambli në Kolaps – Drejtori me Shall, Mindil e Raki, Artistët në Rrugë!”

Gjyla Halili

Muzeu mobil “Luftërat e Çanakalasë” hapet për vizitorët në Ohër

Gjyla Halili