AKTUALE

Lladrovci: Sjellja normale në situatë jo normale, është “non sens”!

Lidhur me situatën e fundit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Ramiz Lladrovci ka theksuar se sjellja normale në situatë jo normale, është “non sens”!.

Opinioni i Lladrovcit në fb:

Sjellja normale në situatë jo normale, është “non sens”!

Shkelësit e ligjit janë kriminel, shkelësit e Kushtetutës janë superkriminel, është deklaratë e opozitarit Kurti të para disa viteve, kur e komentonte qeverisjen e asaj kohe.

Sot, po ai opozitari i djeshëm me të dyja këmbët e shkeli Kushtetutën bashkë me partinë e vet dhe sipas pamjeve, nuk po ndjehet “superkriminel”.

Nga dje, vendi ka hyrë në gjendje të pa precendet, veprimet politike janë të arsyetuara derisa janë brenda rregullave dhe normave. Situata është qartësuar rreth afatit të konstituimit të Kuvendit dhe tejkalimi i të cilit është shkelje e pastër dhe e qartë kushtetuese.

Seanca konstituive përbën çështje kushtetuese, rruga e vetme është që dhjetë e më tepër deputetë t’i mbledhin nënshkrimet e ta dërgojnë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese që përveç afatit, edhe cilat janë sanksionet, apo cila është pasoja kur nuk zbatohet afati kushtetues.

Vezët e Time Kadriajt, përveç si veprim demokratik, janë rikujtesë për një rrugë e cila partisë në pushtet i solli fryte të paimagjinueshme politike, pse duhet të habitemi!

https://www.facebook.com/share/1BZa8gJGts/?mibextid=wwXIfr

Banner

Related posts

REISUL ULEMA MORI PJESË NË SEANCËN PËRMBYLLËSE TË KONFERENCĒ NË EDIRNE TË TURQISË

Gjyla Halili

REAGIM NDAJ PROGNOZAVE DHE ETIKETAVE ME POROSI TË  BATON HAXHIUT KUNDËR ALI AHMETIT

Gjyla Halili

Mickoski kërkoi të pastrohet krimi në BDI, Rexhepi: Shumë lajm i mirë, e falënderoj që dëshiron të ndihmojë, e mira me të mirë kthehet, edhe ne do t’ia kthejmë me të mirë, por do të kemi më shumë punë

Gjyla Halili