AKTUALE

MPB: Të shtunën qytetarët nën 18 vjeç do mund të fotografohen pa terimine për të nxjerr dokumentet personale

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se të shtunën (06.04.2024), në periudhën nga ora 08:00 deri në ora 15:00, do të organizohet fotografim për nxjerrje të dokumenteve personale pa termin për personat që kanë mbushur 18 vjet, e që nuk kanë asnjë dokument biometrik, as letërnjoftim, as pasaportë.

Nga MPB thonë se kjo po bëhet me qëllim që këtyre qytetarëve, në kohë t’u mundësohet e drejta e votës.

“Ftojmë qytetarët që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe nuk kanë asnjë dokument biometrik të vijnë të shtunën në zyrat rajonale të çështjeve administrative në të gjithë vendin, në mënyrë që të fotografohen dhe në kohë tu përpunohen dokumentet personale në mënyrë që të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e ardhshme”, thonë nga MPB.

Banner

Related posts

Kush janë 18 deputetët e PD-së të përjashtuar nga zhurma dhe kaosi në Kuvend

admin

Takimi i përbashkët i shtabeve zgjedhore të Besëlidhjes – AKI në Gostivar!

Gjyla Halili

Interpelancë për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese!Hasani:Kostadinovski të tregojë se çfarë ka kundër gjuhës shqipe

Gjyla Halili