Lajme

Mexhiti: Rruga “Faik Konica” në Dizhon po merr pamje të re, Hoxha: Po zgjidhim probleme shumëvjeçare me investime në infrastrukturë

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se punimet në rrugën “Faik Konica” në lagjen Dizhon po i afrohen përfundimit, duke theksuar se investimet infrastrukturore po vazhdojnë me ritëm të intensifikuar në komunën e Çairit.

Sipas Mexhitit, tashmë është ndërtuar kanalizimi fekal, është rindërtuar rrjeti i ujësjellësit për çdo shtëpi, ndërsa aktualisht po realizohen asfaltimi i rrugës dhe ndërtimi i trotuareve.

“Kështu po punohet në çdo rrugë, në çdo lagje, në të gjithë Çairin”, ka shkruar Mexhiti.

Ndërkohë, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, bëri të ditur se në Çair është shënuar përfundimi i ndërtimit të rrjetit të ri të ujësjellësit dhe kanalizimit në rrugën “Dizhon 15”, projekt për të cilin Ministria ka siguruar 6,9 milionë denarë.

Ai theksoi se ky investim përfaqëson një hap konkret drejt përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve dhe është pjesë e përpjekjeve për modernizimin e infrastrukturës komunale.

Sipas Hoxhës, në lagjen Dizhon vazhdojnë aktivitetet për rindërtimin dhe modernizimin e plotë të rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit dhe rrjetit atmosferik.

“Këto investime janë pjesë e rëndësishme e kthesës së gjelbër – po zgjidhim probleme shumëvjeçare, po ndërtojmë sisteme funksionale dhe të qëndrueshme dhe po krijojmë kushte më të mira për qytetarët”, theksoi ministri Hoxha.

Ai shtoi se Ministria do të vazhdojë të mbështesë dhe të koordinojë punën me komunat për realizimin e projekteve konkrete që sjellin rezultate të dukshme për qytetarët.

Banner

Related posts

Ra në lumin Mat gjatë stërvitjes me litar, humb jetën alpinisti dhe speleologu Erkin Lika

Admin2

Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Kadastër, Amet Ziberi, viziton njësinë rajonale në Veles: Fokus te digjitalizimi dhe shërbimet më efikase për qytetarët

Admin2

Dhunë brenda familjes në Prishtinë, babai arrestohet pas rrahjes së vajzës së tij

Admin2