AKTUALE

Bekim Rexhepi: Neglizhenca ndaj Korridorit 8 i kushtoi vendit mbi 60 milionë euro

Ish-zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, ka reaguar lidhur me humbjen e mbi 60 milionë eurove nga fondet IPA të Bashkimit Evropian, të dedikuara për realizimin e projekteve në kuadër të Korridorit 8.

Sipas Rexhepit, humbja e këtyre fondeve nuk paraqet vetëm një dështim administrativ, por një goditje serioze për zhvillimin e vendit dhe kredibilitetin e institucioneve.

“Kur humben fonde të pakthyeshme të Bashkimit Evropian për shkak të vonesave, neglizhencës ose mungesës së veprimit në kohë, humbës nuk janë vetëm projektet, por të gjithë qytetarët. Korridori 8 është një projekt me rëndësi strategjike për lidhjen rajonale, zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut”, thekson Rexhepi.

Ai rikujton se BDI kishte paralajmëruar vazhdimisht se zvarritja e procedurave dhe mungesa e prioritizimit të Korridorit 8 mund të sillnin pasoja të rënda, përfshirë edhe rrezikun e humbjes së fondeve evropiane.

“Fatkeqësisht, këto paralajmërime nuk u morën seriozisht dhe sot vendi po përballet me pasojat e kësaj neglizhence”, deklaron Rexhepi.

Sipas tij, humbja e mbi 60 milionë eurove ngre pikëpyetje serioze për mënyrën e menaxhimit të projekteve strategjike dhe përgjegjësinë institucionale.

Ai vlerëson se çdo euro e humbur nga fondet evropiane përfaqëson një mundësi të humbur për investime në infrastrukturë, zhvillim ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, duke bërë thirrje që projektet strategjike të trajtohen me përgjegjësi, koordinim institucional dhe veprim të shpejtë, në mënyrë që të mos humben mundësitë që ofron Bashkimi Evropian.

Ja postimi plotë:

Neglizhenca ndaj Korridorit 8 i kushtoi vendit mbi 60 milionë euro

Humbja e mbi 60 milionë eurove nga fondet IPA për Korridorin 8 nuk është thjesht një dështim administrativ – është një goditje e rëndë për zhvillimin e vendit dhe kredibilitetin e institucioneve.

Kur humben fonde të pakthyeshme të Bashkimit Evropian për shkak të vonesave, neglizhencës ose mungesës së veprimit në kohë, humbës nuk janë vetëm projektet, por të gjithë qytetarët. Korridori 8 është një projekt me rëndësi strategjike për lidhjen rajonale, zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

BDI ka paralajmëruar vazhdimisht se qasja neglizhuese ndaj Korridorit 8, zvarritja e procedurave dhe mungesa e prioritizimit të këtij projekti mund të sillnin pasoja të rënda, përfshirë edhe rrezikun e humbjes së fondeve evropiane. Fatkeqësisht, këto paralajmërime nuk u morën seriozisht.

Banner

Related posts

Sot shpaloset master plani për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Gjyla Halili

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, merr pjesë në “Panairin e Ushqimit” në Gradec

Gjyla Halili

VLEN: S’do lejojmë që vlerat e UÇK-së të përdoren për interesa të BDI-së! – Ilire Dauti vazhdon të jetë kryetare komisioni!

Gjyla Halili