AKTUALE

Ali Ahmeti takoi Bruno Cekën, diskutuan për Marrëveshjen e Ohrit, integrimin evropian dhe çështjet që prekin shqiptarët

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi sot një takim me Bruno Cekën, Përfaqësues i Organizatës Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë te stagnimi në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, cenimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhës Shqipe dhe nevoja për garantimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Bashkëbiseduesit ndanë qëndrimin se përshpejtimi i procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian mbetet orientimi i vetëm strategjik i vendit, duke vlerësuar njëkohësisht rëndësinë e forcimit të partneritetit të qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në takim u trajtua edhe nevoja për zgjidhjen sa më të shpejtë të ngërçit që lidhet me dhënien e provimit të jurisprudencës, një çështje që prek drejtpërdrejt shumë të rinj profesionistë dhe që kërkon zbatim të kuadrit ligjor nga institucionet kompetente.

Takimi u vlerësua si i dobishëm dhe konstruktiv, në funksion të avancimit të të drejtave të shqiptarëve, forcimit të shtetit të së drejtës dhe përshpejtimit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Ja postimi plotë:

Sot pata kënaqësinë e veçantë të takoj mikun Bruno Ceka, Përfaqësues i Organizatës Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut.

Zhvilluam një bisedë të hapur mbi zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë te stagnimi në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, cenimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhës Shqipe dhe nevoja për garantimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Diskutuam gjithashtu për domosdoshmërinë e përshpejtimit të procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, si orientimi ynë i vetëm strategjik, si dhe për rëndësinë e forcimit të partneritetit të qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në takim u trajtua edhe nevoja për zgjidhjen sa më të shpejtë të ngërçit që lidhet me dhënien e provimit të jurisprudencës, një çështje që prek drejtpërdrejt shumë të rinj profesionistë dhe kërkon zbatim të kuadrit ligjor ekzistues nga ana e institucioneve.

Ishte një takim i dobishëm, në frymën e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët për avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe të ardhmen evropiane të vendit.

Banner

Related posts

Lladrovci: Historia e UÇK-së është historia më e ndritur e kombit tonë, pas Epopesë së Skënderbeut

Gjyla Halili

Parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili

Demiri: 78% e mjekëve janë ballafaquar me dhunë në vendin e punës

Gjyla Halili